Kryetari i Lëvizjes Popullit, Skender Rexhepi ka deklaruar se "duke e njohur realitetin tek pothuajse të gjitha partitë politike të VLEN-it, nuk do të ndodhe një shkrije e VLEN-it pa ndonjë lëkundje tektonike brenda tyre". “Pa dalë, pa u prish VLEN-i, nuk ndodh shkrirja në një parti politike, jo se nuk do të ishte mirë, do të ishte shumë mirë për skenën politike të ndodhë një gjë e tillë, që të kemi dy blloqe… por megjithatë nuk do të ndodhe duke i njoftë disa nga individët e VLEN-it, të cilët asnjëherë nuk pranojnë të jenë të dytët”, tha Rexhepi. Ai tha se nëse bie që të kaloje emri i Mexhitit, atëherë i bie që partia e Kasamit të largohet, por mund të ndodh edhe e kundërta.