Komiteti Disiplinor i Shoqatës Evropiane të Futbollit (UEFA) e ka gjobitur Bayern Munichun me 116,000 euro dhe e ka mbyllur pjesërisht stadiumin e tyre për ndeshjen e tyre të radhës në shtëpi në Ligën e Kampionëve. Klubi bavarez u gjobit për bllokimin e kalimeve publike në stadium, fishekzjarrët e tifozëve në ndeshjen kundër Sportingut. Përveç tyre ata u dënuan edhe për çrregullime dhe hedhjen e objekteve dhe mesazheve nga tifozët që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive gjatë ndeshjes jashtë fushe në Londër kundër Arsenalit. UEFA gjithashtu i dha Bayernit një dënim me kusht prej dy vitesh. Nëse tifozët bëjnë trazira përsëri, Bayern do të luajë para një tribune jugore të zbrazët për dy vjet. Përveç Bayernit, UEFA gjobiti edhe Eintracht Frankfurt me 38 mijë euro, Sportingun e Lisbonës me 40 mijë euro, Lille me 10 mijë euro dhe Maccabi Tel-Aviv me 20 mijë euro. /Telegrafi/