Aksident në Fier, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje […]