Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës, duke tensionuar edhe më tej raportet mes banorëve. Gjatë përplasjes, këngëtarja përdori një gjuhë të rëndë ndaj Labinotit, duke e akuzuar dhe fyer hapur para kamerave. Ajo u shpreh se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të, brenda apo jashtë shtëpisë, duke theksuar se qëndrimi i saj ndaj tij nuk do të ndryshojë as pas përfundimit të spektaklit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Debati eskaloi edhe më shumë kur Morina e paralajmëroi që të mos e provokojë, duke e akuzuar se është i aftë të bëjë gjithçka dhe duke vënë në dyshim karakterin e tij. "Unë vetëm fytyrën tënde ta tregoj. Që je pis e të gjithat i ke. Edhe jashtë do t'i them këto të njëjtat. Sot e 700 vjet fytyra ime me tënden nuk bëhet se çka pshtyj nuk e lëpij. Jashtë nuk të njoh as kush je", u shpreh ajo. Tutje i tha: "Kujdes me mua, mos ma bëj kështu se të pështyj në surrat. Je në gjendje të bësh gjithçka. Nuk je as burrë". Ky reality shou po vazhdon të prodhojë tensione dhe dinamika të forta mes banorëve, duke mbajtur vëmendjen e publikut të lartë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)