PSG fitoi trofeun e 57-të në historinë e saj

Paris Saint-Germain ka hyrë edhe një herë në histori duke fituar trofeun e 57-të të klubit, pas triumfit në Kupën Ndërkontinentale, një sukses që konfirmon statusin e PSG-së si një nga klubet më të suksesshme të futbollit modern. Në finalen e turneut, parisienët u përballën me brazilianët e Flamengos në një ndeshje spektakolare. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa fati i trofeut u vendos nga pika e penalltisë, ku PSG u tregua më i saktë duke fituar 2-1 dhe duke shtuar edhe një titull prestigjioz në arkivin e tij. Ky triumf ka një peshë të veçantë historike, pasi përfaqëson trofeun e 57-të në historinë e Paris Saint-Germain. Një shifër që dëshmon vazhdimësinë e suksesit të klubit ndër dekada dhe rritjen e jashtëzakonshme që prej vitit 2011, kur PSG u ble nga Qatar Sports Investments. THE TROPHY IS RETURNING TO PARIS!!!!!! #PSGFLA I #FIFAIntercontinentalCup pic.twitter.com/dWiC3Ye3c3 — Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 17, 2025 Që nga ajo periudhë, klubi ka fituar 39 trofe, duke u shndërruar në një superfuqi të futbollit evropian. Suksesi në Kupën Ndërkontinentale kurorëzon gjithashtu një vit të jashtëzakonshëm për parisienët. Viti 2025 rezultoi rekord për klubin, me PSG-në që arriti shifrën historike prej 50 fitoresh brenda një viti kalendarik, një arritje e paprecedentë në historinë e klubit. Me trofeun e 57-të tashmë në duar, Paris Saint-Germain vazhdon të ndërtojë një trashëgimi të fuqishme fituesish, duke treguar ambicie të qarta për të zgjeruar edhe më tej koleksionin e trofeve në vitet që vijnë. /Telegrafi/