Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, u është drejtuar qytetarëve përmes një video-mesazhi, ku ka folur për gjendjen aktuale në vend dhe prioritetet e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ismaili theksoi se vitet e fundit kanë qenë të vështira për shumë familje, duke nënvizuar se përçarjet politike dhe rritja e kostos së jetesës e kanë bërë jetën më të rëndë për qytetarët. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës hyn në këto zgjedhje me qëllime të qarta për qeverisje stabile, zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë për secilin qytetar. “Me Bedri Hamzën kryeministër, do t’i rrisim pagat dhe pensionet për 50 për qind, do t’i ulim tatimet dhe do ta heqim TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike dhe nga produktet esenciale,” tha Ismaili. Sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet, ndërsa qytetarët meritojnë siguri ekonomike, dinjitet dhe mirëqenie. Në fund, Ismaili ftoi qytetarët që më 28 dhjetor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për PDK-në, Bedri Hamzën për kryeministër dhe listën zgjedhore të kësaj partie.para njësoj si çdo pëllëmb tjetër i Kosovës. /Telegrafi/