Zyrtare: Botafogo shkarkon Davide Ancelottin

Skuadra braziliane, Botafogo ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin e saj Davide Ancelotti. Davide Ancelotti, djali i trajnerit legjendar Carlo dhe ish-ndihmës te Real Madridi, Evertoni dhe Napoli, ndër të tjera, është shkarkuar nga klubi brazilian Botafogo. “Botafogo njofton se Davide Ancelotti nuk është më trajneri kryesor i ekipit të parë. Trajneri fizik Luca Guerra dhe asistentët Luis Tevenet dhe Andrew Mangan gjithashtu po largohen. Vendimi u mor pas takimeve të kësaj të mërkure (17)”. “Klubi e falënderon Ancelottin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës që ai drejtoi ekipin dhe ishte pjesë e familjes Botafogo. Botafogo i uron suksese në sfidat e ardhshme. Stafi i ri i trajnerëve do të shpallet së shpejti”, thuhet në deklaratën e Botafogos. NOTA OFICIAL Davide Ancelotti não é mais o técnico do Botafogo. O Botafogo informa que Davide Ancelotti não é mais o técnico da equipe principal. O preparador físico Luca Guerra e os auxiliares Luis Tevenet e Andrew Mangan também estão de saída. A decisão foi tomada após… pic.twitter.com/odSXlMXdSc — Botafogo F.R. (@Botafogo) December 17, 2025 Ancelotti, 36 vjeç, ishte emëruar në muajin korrik, duke marrë rolin e tij të parë si trajner kryesor për një klub profesionist. Gjatë kohës së tij në klub, ai grumbulloi 15 fitore, 10 barazime dhe tetë humbje. Nën drejtimin e Ancelottit, Botafogo përfundoi i gjashti në ligë dhe u eliminua në fazën e 1/16-tës në Copa Libertadores. /Telegrafi/