Kaos dhe përplasje me Gardën ishte seanca e fundit plenare për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë. Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u pëplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty. Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës. Më herë, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën. Deputetët e PD ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim. Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë./euronews/ ‘Betohem!’ Opozita shpërthen kundër Endri Shabanit, ai i jep një puthje pic.twitter.com/7hbj2Wpm0k — Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 18, 2025