Një rast i shfrytëzimit të pasurisë së huaj është raportuar sot në Leposaviq, ku një femër dyshohet se ka marrë portofolin e një viktime femër kosovare, që përmbante dokumente personale dhe para të gatshme. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën APJ. Rasti është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarës, si dhe rikthimin e pasurisë së vjedhur. / Telegrafi /