Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi, ka raportuar pastrimin e lumit të Kamenicës nga gomat e hedhura në ujë. Ai kishte bërë më parë thirrje për pastrimin e lumit dhe tani ka bërë të ditur se ndërhyrja ka qenë e suksesshme. “Ju pata premtuar se do i largoj këto goma! Tashmë po duket më bukur”, ka shkruar Mavriqi në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi. Ai falënderoi Ndërmarrjen Publike “Dardana” për reagimin e shpejtë dhe për largimin e gomave nga lokacioni ku ishin hedhur. Pas pastrimit, lumi është kthyer në një ambient më të pastër dhe më të sigurt për komunitetin. / Telegrafi /