Vendimi i Flick për Ter Stegen befasoi të gjithë tek Barcelona

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, u rikthye në formacionin titullar pas disa muajsh, duke luajtur ndeshjen e plotë dhe duke mbajtur portën e paprekur në fitoren 2-0 ndaj Guadalajarës në raundin e 32-të të Copa del Rey. Megjithatë, vendimi i trajnerit Hansi Flick për ta nisur Ter Stegenin ka surprizuar tërësisht dhomat e zhveshjes dhe drejtuesit e klubit. Sipas raportimeve, portieri tjetër, Wojciech Szczesny, ishte pritur të luante, por Flick mori një vendim në minutat e fundit. Arsyeja e befasimit lidhet me hierarkinë e portierëve në Barcelonë dhe me spekulimet e forta për largimin e Ter Stegen gjatë janarit. Edhe pse trajneri e ka vlerësuar profesionalizmin e 33-vjeçarit, rikthimi i tij në vendin e parë në portë duket i vështirë për shkak të formës së shkëlqyer të Joan Garcia. Klubi konsideron se një largim i mundshëm në afatin kalimtar dimëror do të ishte ideal për Ter Stegen, në mënyrë që të ketë minuta të rëndësishme loje, por portieri gjerman, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim, raportohet se dëshiron të vazhdojë në Camp Nou. /Telegrafi/