Administrata komunale e Rahovecit në gatishmëri për qytetarët dhe mërgimtarët

Komuna e Rahovecit ka bërë thirrje për mirëseardhje ndaj mërgimtarëve që vizitojnë vendlindjen gjatë periudhës së fundvitit, duke theksuar rëndësinë e shërbimeve efikase komunale. Në një njoftim nga Drejtoria e Administratës, Komuna shprehu mirënjohje për zyrtarët e administratës komunale, të cilët gjatë gjithë vitit kanë kontribuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi në funksionimin e përditshëm të komunës. “Puna juaj e palodhshme gjatë tërë vitit 2025 është themeli i një shërbimi komunal efikas”, thuhet në njoftim. Njëkohësisht, zyrtarët e administratës komunale janë të gatshëm t’u ofrojnë ndihmë mërgimtarëve për kryerjen e shërbimeve të ndryshme komunale, duke siguruar efikasitet dhe shpejtësi. Komuna thekson se mërgimtarët janë pjesë e pandashme e komunitetit dhe dera e saj është gjithmonë e hapur për ta. / Telegrafi /