Lahi Brahimaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, ka theksuar se angazhimi i tij për Kosovën nuk ka filluar sot dhe nuk do të përfundojë sot. Brahimaj ka thënë se si deputet ka qenë gjithmonë në krah të atyre që mbrojnë vendin, duke përfshirë pasuesen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës. Ai ka theksuar se mbështetja ndaj këtyre institucioneve është e vazhdueshme dhe se ka punuar për t’u siguruar që të kenë pajisje dhe kushte të denja. “Unë jam njëri nga ata që jap gjithçka për të garantuar që FSK-ja të ketë pajisje dhe dinjitet. Policia e Kosovës meriton përkrahje dhe kushte të mira; për këtë kam ngritur zërin dhe do ta bëj gjithmonë”, ka deklaruar Brahimaj. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së bujqve, duke theksuar se zhvillimi i bujqësisë është themeli i ekonomisë së Kosovës. “Kur përparon bujku, përparon Kosova”, ka thënë Brahimaj. /Telegrafi/