Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Ymer Prizreni”, ndërkaq lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi Enis Pllana nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete”, njoftoi Pllana. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/