Në Prishtinë, të mërkurën mbrëma, u mbajt premiera e filmit të shumëpritur “Avatar: Fire and Ash”, pjesa e tretë e sagës së famshme të drejtuar nga regjisori James Cameron. Premiera në Kosovë u organizua dy ditë para asaj botërore, duke e bërë Prishtinën pjesë të një ngjarjeje globale kinematografike. Me këtë rast, Cineplexx Kosova organizoi një mbrëmje speciale, e shoqëruar me aktivitete të ndryshme, duke krijuar një atmosferë unike për fansat e “Avatar”. Premiera e "Avatar 3" në Cineplexx Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova Të pranishëm ishin një numër i madh i dashamirëve të filmit, personalitete publike dhe influencerë, të cilët patën mundësinë të shijojnë nga afër magjinë e kësaj. Telegrafi ishte prezent në këtë event për të përcjellë nga afër premierën dhe për të mësuar më shumë rreth filmit dhe planeve të Cineplexx për 2026. Premiera e "Avatar 3" në Cineplexx Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova Menaxherja e marketingut në Cineplexx, Argjira Lluka - Novobërda, ka dhënë më shumë detaje rreth “Avatar 3” dhe asaj që e pret publikun. "Avatar 3" është filmi më i pritur i vitit, është filmi më i madh i vitit 2025. Ne kemi qenë shumë entuziastë nga fillimi i vitit deri më sot. Filmi është i krijuar për IMAX. Edhe ne jemi më fat që e kemi sjellë IMAX gjatë vitit 2025 në Kosovë", u shpreh ajo. Menaxherja e marketingut në Cineplexx Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova "Sonte është premiera në Cineplexx, është dy ditë para premierës globale edhe mezi po presim që ta shikojmë bashkë me njerëzit e tjerë. Nuk ka qenë e vështirë, për shkak që ne si Cineplexx jemi rrjet i kinemave që funksionon në gjithë botën dhe e kemi një rrjet të distribuimit, ku secila, secili film që shfaqet në botë, shfaqet edhe tek ne. Ka raste kur ne e kemi dy ditë më herët, sikur 'Avatar', apo e kemi edhe dy javë më herët sikur e kishim më herët 'Mission: Impossible'", ka thënë tutje Argjira. Duke folur për të ardhmen, Argjira paralajmëroi plane ambicioze për Cineplexx-in në Kosovë. "Për vitin 2026 kemi plane shumë të mëdha pasi për vitin 2026 do të jenë shumë filma të mëdhenj që pritet të vijnë posaçërisht të krijuar për IMAX. Mirëpo kemi edhe plane të tjera, po jemi duke shikuar mundësitë e zgjerimit në Prishtinë", theksoi në vazhdim. Premiera e "Avatar 3" në Cineplexx Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova Sipas saj, performanca e Cineplexx-it në 2025 ka qenë jashtëzakonisht e mirë, veçanërisht pas sjelljes së teknologjisë IMAX. "Performanca ka qenë mjaft e mirë. Ne vazhdojmë të jemi zgjedhja e parë e klientëve tanë dhe vizitorëve në kinema. Performanca ka qenë e jashtëzakonshme faktikisht edhe me sjelljen e IMAX-it siç e potencova i kemi rritur teknologjinë ia kemi sjellë një sallë, një kinema, e cila është e para në rajon", shtoi ajo. Në fund, Argjira i ftoi të gjithë që të mos e humbasin këtë përvojë unike kinematografike. "Ne i ftojmë gjithmonë me pa 'Avatar 3'. Është filmi i krijuar enkas për formatet që ne i ofrojmë. Është një film që është pritur shumë gjatë nga fansat e vetë filmit 'Avatar', pasi është 'Avatar 3' ky. Ne kemi krijuar një atmosferë sikur të jesh brenda Pandorës, e cila do jetë këtu për gjatë gjithë ditëve që shfaqet filmi", theksoi ndër tjerash. Premiera e "Avatar 3" në Cineplexx Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova Në këtë premierë ishte i pranishëm edhe influenceri Agon Rexhepi, i cili vlerësoi lart nivelin e kinemasë në Kosovë dhe rëndësinë e këtij eventi. "Unë kam pas mundësi me shku edhe në kinema në Amerikë dhe mendoj që si Cineplexx në Kosovë i ka të gjitha kriteret që kinemat më të mira në botë i kanë edhe jam tepër i lumtur që 'Avatar' ka mbërritur edhe në Prishtinë në kohë rekord, ku po ndodh në krejt botën, se të bën mundësi që qytetari i Kosovës në hap me të gjithë kinematografinë e botës", u shpreh ai. Influenceri Agon Rexhepi Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova "Mendoj që vetëm Cineplexx e ka mundësinë dhe formën për me i sjell krejt këto trende paralelisht me gjithë botën, sepse sot ndodh premiera në shumë vende të botës. Është një arritje e jashtëzakonshme e Cineplexx Kosova dhe veç tregon se janë më të mirët në vend". /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com