Man City synon trajnerin e Chelseat, si pasues të mundshëm të Guardiolës

Sipas raportimeve të David Ornstein, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, po shfaqet si një kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Manchester City në rast se Pep Guardiola largohet në verën e ardhshme. Burime pranë klubit sugjerojnë se ka një pritshmëri në rritje se sezoni aktual mund të jetë i fundit i Guardiolës te City, me një vendim që pritet të merret drejt fundit të kampionatit. Klubi po përgatit plane emergjente për këtë skenar. Maresca, i cili ka punuar më parë te City në ekipet e të rinjëve, duke përfshirë edhe fitimin e titullit në Ligën Premier 2 me ekipin U23 në sezonin 2020-21 dhe si asistent i Guardiolës në sezonin 2022/23, ka ende mbështetës të fortë brenda hierarkisë së klubit. Ai konsiderohet një kandidat kryesor në rast se lirohet vendi i trajnerit, megjithatë nuk është i vetmi që po shqyrtohet. Guardiola firmosi një kontratë të re në nëntor 2024, e cila skadon në qershor 2027, duke i dhënë kohë të dyja palëve për të vendosur për të ardhmen. Sipas raportimit të The Athletic , më shumë se 100 akuza të ngritura ndaj Cityt në Ligën Premier, të cilat klubi i mohon me forcë, nuk kanë ndikim në situatën e Guardiolës. /Telegrafi/