Amorim nxjerrë në shitje pesë lojtarë

I vendosur për të ndërtuar një skuadër të përshtatur plotësisht me filozofinë dhe idetë e tij taktike, trajneri portugez Ruben Amorim ka vendosur të nxjerrë në treg pesë lojtarë të Manchester United që nuk bëjnë pjesë në planet e tij afatgjata. Pas 16 javësh kampionat, Man Utd renditet vetëm në vendin e gjashtë në Ligën Premier, një pozicion larg pritshmërive dhe ambicieve të klubit. “Djajtë e Kuq” ndodhen plot 10 pikë pas Arsenalit kryesues, çka ka shtyrë stafin teknik të ndërmarrë masa konkrete për ristrukturimin e skuadrës. Sipas raportimeve të Caught Offside , Amorim i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të dëgjojnë oferta për këta pesë futbollistë: Altay Bayindir (27 vjeç), portier – Turqi Tyrell Malacia (26), mbrojtës i majtë – Holandë Manuel Ugarte (24), mesfushor mbrojtës – Uruguai Mason Mount (26), mesfushor ofensiv – Angli Joshua Zirkzee (24), sulmues – Holandë Bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë kërkuar drejtpërdrejt nga Amorim dhe që, sipas vlerësimeve të stafit teknik, po hasin vështirësi për t’u përshtatur me skemat taktike dhe intensitetin e kërkuar nga trajneri portugez. /Telegrafi/