Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer së fundmi për eksperiencat e tij pas skenave dhe takimet me disa nga yjet më të mëdhenj botërorë. Ai ka folur për aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, të cilin e konsideron idhullin e tij më të madh. “Leonardo DiCaprion e kam idoll më së shumti. Leonardo DiCaprio më ka dashur më shumë kur kam bërë shaka me të. Nuk më ka dashur kur iu kam ngjitur unë”, u shpreh Ludo Lee. Foto: Instagram Banori i ri shtoi se perceptimi i tij ndaj aktorit ka ndryshuar me kohën. “Kur e kam ndërruar lojën s'kam qenë fans i tij. U ndryshua loja, edhe librin tim e ka lexuar”, tha ai. Deklaratat e Ludo Lees kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Kosova, duke ngjallur kuriozitet rreth eksperiencave të tij personale me yjet ndërkombëtarë dhe mënyrën se si e percepton idhullin e tij në botën e filmit. Krahas tij, ai është takuar edhe me Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kylie Jenner, Kendall Jenner etj. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)