Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur përkushtimin institucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren. “Po punohet në detajet e fundit të restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmed Pashës, për të vijuar më pas me ndërhyrjet në hapësirat e jashtme”, ka shkruar ministri në Facebook. Ky monument historik, që i ka rezistuar shekujve, synohet të funksionalizohet dhe të vihet në shërbim të komunitetit, duke ofruar një hapësirë të rikthyer për kulturë dhe aktivitete publike. Ministri theksoi se punët e ndërmarra janë pjesë e një angazhimi më të gjerë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në gjithë vendin. / Telegrafi /