Kaos i plotë në Bruksel - fermerët hodhën bomba tymuese ndaj policisë dhe bllokuan rrugët

Në Bruksel sot ka ndodhur një përplasje mes fermerëve nga Evropa dhe policisë belge. Kjo ka ndodh shkaku i demonstratave të fermerëve kundër marrëveshjes së diskutueshme tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mercosurit, i cili përfshin vendet e Amerikës së Jugut. Fermerët në mbarë Evropën po protestojnë kundër kësaj marrëveshjeje, duke u frikësuar se hyrja e produkteve bujqësore nga vendet e Amerikës së Jugut do të çojë në rënie të kërkesës për produktet e tyre. - YouTube www.youtube.com Protestat në Bruksel kanë nisur që mbrëmë, kur fermerët bllokuan rrugët, ndërsa sot ka ardhur deri te përplasjet e drejtpërdrejta me policinë. Policia është përgjigjur me topa uji të fuqishëm të drejtuar ndaj protestuesve që ndodheshin afër. Fermerë nga e gjithë Evropa thonë se sektori bujqësor prej vitesh është në krizë dhe akuzojnë BE-në se po dëmton standardin e tyre të jetesës përmes marrëveshjeve tregtare si Mercosuri dhe përmes shkurtimeve të mundshme të buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore. Demonstrata synon të ushtrojë presion shtesë mbi liderët e BE-së, ndërsa ata shqyrtojnë prioritetet buxhetore dhe marrëveshjet tregtare, për të cilat fermerët druhen se do të rrisin konkurrencën dhe do të ulin çmimet. /Telegrafi/