Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00, ka ndodhur ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm. Aktualisht, pikat e furnizimit Nashec dhe Kojush 1 po funksionojnë me gjeneratorë. Megjithatë, deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga KEDS, do të ketë ndërprerje të furnizimit në të gjitha zonat që furnizohen nga Nasheci, Kojush 1 dhe Kojush 2. Furnizimi me ujë do të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike. KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. / Telegrafi /