Një debat i tensionuar ka ndodhur sot mes banorit të ri, Labinot Haxhiut, dhe Labinot Rexhës. Gjatë një diskutimi lidhur me informacionet që vijnë nga jashtë, banori i ri deklaroi në prani të të gjithëve se Labi ka një fëmijë me një serbe. “Përderisa vjen ti dhe i thua Sasës ‘a ndihesh shqiptare’, kur vetë ke bërë fëmijë me një serbe. Të njëjtat informacione që i ke marrë ti për të tjerët, kanë dalë edhe për ty jashtë. Janë publikuar në media. Edhe fotografitë janë me ty dhe me të”, i tha ai Labinot Rexhës. Në atë moment reagoi Benita, e cila u shpreh se nuk duhet të bëhen akuza të tilla. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) “Nuk janë akuza, por janë fakte”, shtoi Labinot Haxhiu. Aludimet për një lidhje të Labinot Rexhës me një serbe, si dhe për faktin se ai ka një fëmijë me të, u intensifikuan disa javë më parë, por këto janë hedhur poshtë nga bashkëshortja e këngëtarit.