Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aspiratat e vendit të tij për anëtarësim në NATO. Lideri ukrainas ka zbuluar se ish-presidenti amerikan, Joe Biden i kishte thënë drejtpërdrejt se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake. Në një prononcim publik, ai tha se e ka ngritur këtë çështje vazhdimisht gjatë takimeve me përfaqësues të lartë amerikanë, por se shpesh është përballur me reagime të ftohta ose buzëqeshje nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. — (@) Sipas tij, ata e kanë konsideruar këmbënguljen e tij si “të ashpër”. “Nuk e di pse”, u shpreh Zelensky, duke nënvizuar zhgënjimin e tij ndaj qëndrimit të Uashingtonit. Këto deklarata vijnë në një moment delikat për Ukrainën, e cila vazhdon të kërkojë garanci më të forta sigurie nga Perëndimi, ndërsa lufta me Rusinë mbetet një sfidë madhore për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/