Plagosja e Fabion Kuçit, dalin pamjet e reja

Janë publikuar pamjet e momentit të plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel , Kuçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën. I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet. Më pas ai ka vrapuar duke u futur nga pjesa e banakut të lokalit. Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim tre persona.