Mirlind Daku 'shënon' golin e jetës, bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa. “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij. Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij. Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues: Foto: Vesa Vllasaliu / Instagram “Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!” Vesa dhe Mirlindi tash e një kohë të gjatë janë bashkë porse rrallëherë kanë ndarë detaje nga romanca e tyre.