Vizita e Ramës tek Thaçi në Hagë, Grenell: Prokurori Jack Smith, një turp

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, ku ai u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Grenell ka vlerësuar ashpërsinë e Ramës ndaj çështjes ligjore të prokurorit amerikan Jack Smith, duke deklaruar se Rama i ka turpëruar europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj “padrejtësie”. “Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell. Ndërkohë, Rama vetë përshkroi vizitën e tij në Hagë si një përballje me një “teatër turpi të drejtësisë ndërkombëtare” ndaj Thaçit, duke e cilësuar procesin si të pabazuar dhe të motivuar politikisht. Kryeministri shqiptar u shpreh se Thaçi është në gjendje të mirë, megjithë kufizimet që i janë vendosur të drejtave themelore. Rama theksoi se padrejtësia ndaj Thaçit është “ulëritëse” dhe ndodhet në zemër të Europës demokratike, duke kritikuar rolin e shteteve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara në financimin e procesit. Ai gjithashtu bëri thirrje për respektimin e lirisë dhe drejtësisë për popullin e Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. NATO ally and Albania Prime Minister Edi Rama eviscerates the Jack Smith legal case against former President Thaci at The Hague - and shames the Europeans for allowing the injustice to continue. Jack Smith is a disgrace. Rama is right. https://t.co/aXwDyB1Jai — Richard Grenell (@RichardGrenell) December 18, 2025