Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë pranuar informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, ku dyshohet që përveç të tjerëve është i përfshirë edhe një gjyqtar. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. “Po ashtu KGJK, është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore. KGJK ju njofton se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve dhe për aq sa e lejuar mediat dhe publiku do të njoftohen me kohë”, thuhet tutje. /Telegrafi/