Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vazhdon puna intensive në përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komunë. “Nga Koretini ku janë asfaltuar edhe dy rrugë të tjera, 11 rrugë në Muçiverc, rruga ‘Tema’ në Busavatë e 12 rrugë në Roganë. Në proces edhe trotuari në Kopërnicë e ndriçimi publik.Nuk kanë qenë vetëm fjalë fushate, po bëhen vepra, për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar kryetari Rahimaj. Me këtë projekt, Komuna synon të përmirësojë qasjen dhe sigurinë për qytetarët, duke sjellë standarde më të larta të infrastrukturës lokale. / Telegrafi /