Njoftim për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në Rahovec

KRU Gjakova njofton qytetarët se, për shkak të rregullimit të një defekti në gypin Fi 160 në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”, furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit është ndërprerë përkohësisht. Pa ujë mbeten këto zona: Rruga “Mexhit Mustafa” Rruga “Sheh Myhedini” Fshati Brestovc Ekipet e KRU Gjakova janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. / Telegrafi /