Allegri e quajti ‘bastard’ zyrtarin e Napolit gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë

Trajneri i Milanit , Massimiliano Allegri, e ofendoi zyrtarin e Napolit, Gabriele Oriali, gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Italisë e cila përfundoi me fitoren 2-0 të napolitanëve. Incidenti ndodhi gjatë një përplasjeje midis stolave të ekipeve pasi Adrien Rabiot bëri një ndërhyrje të fortë ndaj Matteo Politanos. Stoli i Napolit vrapoi në fushë, duke kërkuar që mesfushorit të Milanit t’i jepej kartoni i kuq. Sportmediaset pretendon se Allegri e quajti Orialin një "bastard" përpara se trajneri i Milanit të arrinte ta qetësonte dhe ta kthente në zonën teknike. Il #Napoli in un comunicato condanna con fermezza l’atteggiamento dell’allenatore del Milan, Massimiliano Allegri che, durante la semifinale di Supercoppa Italiana, alla presenza di decine di persone a bordocampo e in diretta televisiva, ha pesantemente insultato Gabriele Oriali… pic.twitter.com/yhJjzJ18ji — Nicolò Schira (@NicoSchira) December 19, 2025 “Napoli dënon fuqishëm sjelljen e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, i cili, gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, para dhjetëra njerëzve në fushë dhe drejtpërdrejt në televizion, e fyeu vazhdimisht dhe në mënyrë të vrazhdë Gabriele Orialin”. “Shpresojmë që ky agresion krejtësisht i pakontrolluar të mos kalojë pa u vënë re, veçanërisht pasi me 33 kamera të përfshira në transmetim, është e pamundur të mos regjistrohet ajo që ndodhi”, ka thënë Napoli në një deklaratë. /Telegrafi/ Il Napoli accusa Allegri: "Aggressione fuori controllo a Oriali: non deve passare inosservata" https://t.co/GKutTtGkbH — La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) December 19, 2025