NPL “Kastrioti” vazhdon pastrimin e trotuareve në zona të ndryshme të Obiliqit

Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” ka njoftuar se punëtorët e operativës po vazhdojnë punën e rregullt për pastrimin e trotuareve në zona të ndryshme të qytetit. Sipas njoftimit, ky aktivitet po realizohet me qëllim të përmirësimit të pastërtisë dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të ndërmarrjes për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Nga NPL “Kastrioti” u është bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit, duke respektuar mjedisin dhe duke mbajtur të pastra hapësirat e përbashkëta. / Telegrafi /