KRU “Hidrodrini” njofton konsumatorët se, për të përmirësuar shërbimet dhe për të lehtësuar qasjen gjatë periudhës së fundvitit, arkët do të jenë të hapura edhe ditët e shtuna, më 20 dhe 27 dhjetor 2025. Orari i punës për këto ditë do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00. Ky vendim synon të përballojë kërkesat e shtuar të qytetarëve dhe të sigurojë efikasitet maksimal në ofrimin e shërbimeve. “Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin", thuhet në njoftim. / Telegrafi /