Labi ngatërron Bugattin me Maseratin dhe pranon se gjatë tre viteve ka pasur mbi 120 vetura

Gjatë ditës së sotme, Labi ka bërë një gafë të lezetshme. Ai tha se e kishte blerë “Bugattin” e tij për mbi 100 mijë euro, por më pas sqaroi se në fakt kishte në mendje “Maseratin”. Gafa e tij u bë e dukshme kur banorët e tjerë filluan të qeshnin, duke i thënë se vetura e markës “Bugatti” është shumë më e shtrenjtë sesa shuma që ai përmendi. Labi u shpreh: “E kam përzier Bugattin me Maseratin, aq shumë vetura kam pasur”. BBVK/FaceBook Toney tregoi: “Tha e kam blerë Bugattin 160 mijë euro”. Ndërsa Edi shtoi: “Ai as dritën nuk e ka aq”. Labi shpjegoi më tej: “Me është përzier me Maseratin, për besë”. Ai gjithashtu tha se gjatë tre viteve të fundit kishte pasur mbi 120 vetura të ndryshme, duke treguar se përvojat e tij me makinat janë të shumta. Kjo gafë ka shkaktuar qeshje dhe reagime të ndryshme mes banorëve, ndërsa Labi duket se e mori me sportivitet situatën. /Telegrafi/