Kambana e Manastirit të “Shëngjergjit”, një monument kulture me vlerë të veçantë historike dhe rreth 250 vjet i vjetër, është vjedhur mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të darkës, ndërsa rrethanat e vjedhjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.