"Veprat flasin më shumë se fjalët, ne kemi ecur përpara", Slot i dha fund situatës me Salahun

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e mbylli situatën me Mohamed Salah, e cila tronditi botën e futbollit, dhe veçanërisht tifozët e Liverpoolit që vuajtën më shumë. Slot vendosi së fundmi ta dërgonte Salahun në stol dhe kjo ishte situata në tre ndeshje radhazi të ligës, pas të cilave futbollisti egjiptian foli publikisht kundër klubit dhe njerëzve në klub. E gjithë kjo rezultoi në largimin e Salahut nga skuadra dhe madje as në ndeshjen jashtë fushe kundër Interit në Ligën e Kampionëve nuk u mor më në fushë. Pas kësaj, të dyja palët u ulën në tavolinë dhe duket se është arritur një pajtim. Trajneri i Liverpoolit foli përsëri për këtë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Tottenhamin. "Veprimet flasin më shumë se fjalët dhe ne vazhduam përpara. Ai ishte në ekip dhe ky ishte zëvendësimi i parë që bëra. Por tani ai është në Kupën e Kombeve Afrikane dhe po luan ndeshje të mëdha për veten dhe për vendin", tha Slott, duke iu referuar ndeshjes së fundit të klubit, kundër Brighton, në të cilën ai e futi Salahun në lojë. "There should not be any distraction" Arne Slot says he doesn't want to talk about Mo Salah's Liverpool future while he's away at the Africa Cup of Nations ️ pic.twitter.com/nhNyFmsGub — Sky Sports News (@SkySportsNews) December 19, 2025 Ai shtoi gjithashtu se Salah nuk do të jetë në ekip për njëfarë kohe për shkak të Kupës së Kombeve Afrikane, dhe se përqendrimi është i rëndësishëm për të në mënyrë që të arrijë rezultatin më të mirë të mundshëm atje. “Mendoj se është e drejtë për ta, dhe gjithashtu për ne, sepse do të luajmë disa ndeshje të rëndësishme, që i gjithë fokusi të jetë tek ai atje dhe nuk duhet të ketë asnjë shpërqendrim nga unë që të them gjëra për kohën e tij në Liverpool”. "Ne kemi vazhduar përpara pas intervistës me Leeds dhe ai luajti kundër Brighton. Tani ai është atje, kështu që është e drejtë për vendin e tij, dhe për të dhe ne, të flasim për Tottenham dhe ndeshje të tjera”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/