Marcelo: Këtë futbollist të Barcelonës do ta doja te Real Madridi

Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka përzgjedhur Pedrin si lojtarin që ai do të transferonte te 'Los Blancos' nga Barcelona. “Për momentin do ta nënshkruaja Pedrin për Real Madridin. Ai ka disa nga cilësitë e një lojtari të Real Madridit”. “Të gjithë do të thoshin Lamine, por mendoj se Pedri do të ishte një transferim më i mirë”, ka deklaruar Marcelo. Në moshën 23-vjeçare, Pedri tashmë është vendosur si një nga mesfushorët më të mirë në nivelet më të larta të historisë së Barcelonës, me një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe magji të rrallë në fushë. Si një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht, Pedri do të ishte titullar në formacionin e çdo skuadre, e aq më tepër te rivalët e përjetshëm, Real Madridi. Për një ekip si ‘Los Blancos’ një lojtar me cilësitë e Pedrit do të sillte më shumë kontroll dhe kreativitet në lojë. Marcelo gjithashtu ka folur disa fjalë edhe për Kupën e Botës, duke favorizuar kombëtaren e tij Brazilin, të cilët i ka quajtur si “Real Madridi i ekipeve kombëtare”. “Është Kupa e Botës e parë ku të gjitha ekipet do të jenë në formën më të mirë. Franca, Brazili, Spanja. Janë rreth pesë që mund të fitojnë. Kini kujdes nga Brazili dhe Ancelotti”. “Ne jemi gjithmonë favoritë. Brazili është Real Madridi i ekipeve kombëtare. Mendoj se Neymar duhet të kthehet. Futbolli i ka borxh atij dhe Cristianos diçka të madhe”./ Telegrafi /