Bia Khalifa dhe Edi Kuçi janë parë kohët e fundit jashtëzakonisht të afërt me njëri-tjetrin, duke ngjallur kureshtje dhe diskutime të shumta. Afrimiteti mes tyre është vërejtur edhe gjatë ditës së sotme, ku dyshja ka kaluar disa momente së bashku, duke mos e fshehur rehatinë dhe afërsinë që ndajnë. Në disa nga këto momente, Bia u pa e ulur në prehrin e Edit, teksa i dhuronte puthje të vazhdueshme në kokë dhe në qafë, gjeste që nuk kaluan pa u vënë re nga të pranishmit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Pavarësisht afrimiteti, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi natyrën e raportit që ata kanë. Kjo situatë vjen menjëherë pasi Edi dhe Dolce i dhanë fund raportit të tyre, për shkak të pakënaqësive nga të dyja palët, ndërsa gjatë diskutimeve ata akuzuan njëri-tjetrin për distancim dhe mungesë komunikimi. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Bia dhe Edi do ta konfirmojnë ose sqarojnë raportin e tyre.