Man Utd po kryeson garën për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

Manchester United është një nga katër klubet që kanë hapur zyrtarisht bisedime me Antoine Semenyo për një transferim në afatin dimëror me vlerë 65 milionë eurosh, por për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, duhet të mbyllë marrëveshjen me Bournemouth deri më 10 janar. Sipas The i Paper , edhe pse shifra është përcaktuar në 60 milionë euro plus 5 milionë të tjera në bonuse, do të nevojiten negociata mbi kushtet e pagesës, të cilat nuk janë të përfshira në klauzolë. Bournemouth mund të kërkojë një pjesë të konsiderueshme të shumës të paguhet paraprakisht për të financuar blerjen e zëvendësuesit të Semenyos dhe gjithçka mund të varet nga cili prej katër favoritëve në garë është i gatshëm të ofrojë marrëveshjen më të favorshme. Bournemouth kishte shpresuar ta bindte lojtarin të qëndronte, por The i Paper mëson se klubi tashmë është pajtuar me largimin e tij, për shkak të një “tregu të çmendur” që është krijuar rreth 25-vjeçarit. Nuk është aspak surprizë që bisedimet kanë nisur tashmë, pasi klauzola e përfshirë në kontratën që Semenyo nënshkroi gjatë verës skadon pas vetëm 10 ditësh nga hapja e afatit kalimtar. Ideja pas kësaj klauzole ishte t’i jepej Bournemouthit mundësia për të siguruar një zëvendësues përpara fundit të muajit. Manchester United, Manchester City, Tottenhami dhe Liverpooli kanë zhvilluar të gjithë bisedime me Semenyon lidhur me kushtet personale dhe për t’i paraqitur planet e tyre për reprezentuesin e Ganës./ Telegrafi /