Çedomir Stojkoviq, një avokat nga Beogradi, postoi në rrjetin social X pas lajmit për vdekjen e çetnikut famëkeq serb Slavko Aleksiq. Në postimin e tij në X, Stojkoviq pretendon se vdekja e Aleksiq është e dyshimtë dhe se është vepër e shërbimit sekret serb, BIA. “Kjo vdekje lidhet drejtpërdrejt me faktet në rritje rreth organizimit të 'Sarajevo Safari’ logjistikës së asaj organizate", pohon Stojkoviq. Në pjesën tjetër të njoftimit të tij, ai paraqiti disa fakte që, sipas pikëpamjes së tij për situatën, mbështesin pretendimin e tij, dhe shtoi se BIA kishte kryer më parë veprime të ngjashme, kur Jovica Stanishiq ishte në krye të kësaj agjencie. “Aleksandar Vuçiq ishte anëtar i njësisë së Slavko Aleksiq”, shtoi Stojkoviq në postim. “Një vullnetar i kapur i Partisë Radikale Serbe gjatë luftës në BiH dëshmoi se në autobusin nga Beogradi për në Sarajevë (Pale), kishte edhe qytetarë italianë, të cilët morën pjesë në 'Sarajevo Safari’. Ato autobusë u organizuan nga Partia Radikale Serbe, sekretari i përgjithshëm i së cilës ishte Aleksandar Vuçiq, para së gjithash në aspektin e organizimit të logjistikës së atyre vullnetarëve dhe mbërritjes së qytetarëve të huaj", shtoi ai. Snažno verujem da je smrt Slavka Aleksića, člana Srpske radikalne stranke sa titolom "vojvode", stranke čiji je generalni sekretar bio Aleksandar Vučić koji je pre nego što je to postao bio dobrovoljac u njegovoj jedinici; - nastupila delovanjem tajne službe Srbije. Ova smrt u… — Advokat Čedomir STOJKOVIĆ (@FIGHT_4_RIGHT_S) December 18, 2025 Stojkoviq tha se personalisht besosn se Aleksiq u transferua në Beograd disa ditë më parë për një "vlerësim psikologjik nëse ai mund të bënte aksidentalisht deklarata kompromentuese gjatë një dëshmie të mundshme". "Ndërtesa e selisë së BIA-s ndodhet vetëm 300 metra larg ndërtesës së Akademisë Mjekësore Ushtarake, ku dyshohet se Aleksiq ishte disa ditë më parë”, shkroi Stojkoviq. Ai përmendi gjithashtu lidhjet gjithnjë e më të forta midis autoriteteve aktuale të Rusisë dhe Serbisë, pikërisht në këtë kontekst. “Në një epokë afrimi gjithnjë e më të ngushtë midis Kremlinit dhe regjimit në Beograd, duhet të kihet parasysh se kjo mënyrë për heqjen qafe të njerëzve përdoret kryesisht nga Rusia, për shumë vite vazhdimisht. Duket qartë se teknikat në Serbi u përmirësuan gjithashtu përmes një bashkëpunimi të tillë, sepse një plumb në pjesën e pasme të kokës ngre shumë përgjigje”, vazhdoi avokati. Në fund, ai shtoi se është e vështirë të besohet se vdekja e Aleksiqit ishte aksidentale, veçanërisht në këtë moment. “Kur komandanti i një njësie të dyshuar paraushtarake (Aleksiq), vullnetar i të cilit ishte presidenti i shtetit (Vuçiq) ‘vdes’ në momentin e zbulimit të një krimi, nuk ka rastësi në këtë. Ka më shumë të ngjarë që të fitoni një çmim në lotari sesa që një vdekje e tillë të ndodhë në një moment kaq të ndjeshëm nga rastësia e pastër”, deklaroi Stojkoviq në fund të postimit të tij. /Telegrafi/