Dolce është shfaqur e vendosur për t’i dhënë fund përfundimisht raportit me Edin, pavarësisht se ky i fundit i ka bërë të ditur se dera për të mbetet ende e hapur. Qëndrimi i saj i prerë është bërë i qartë gjatë prime-it të së premtes, ku marrëdhënia mes tyre u diskutua sërish. Gjatë bisedës, Dolce la të kuptohet se për të kjo histori ka përfunduar dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet pas. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ajo theksoi se dëshiron të qëndrojë vetëm dhe se nuk synon të krijojë asnjë lidhje apo afrimitet me ndonjë prej banorëve të tjerë brenda shtëpisë. Në anën tjetër, Edi u shpreh se do të dëshironte t’i jepte raportit një mundësi të dytë. Mbetet për t’u parë nëse dinamika brenda shtëpisë do të sjellë ndonjë ndryshim në raportin mes tyre.