Festivali i Këngës në RTSH – hapet zyrtarisht televotimi për 23 këngëtarët finalistë

Prezantuesit e Festivalit të 64 në Radio Televizionin Shqiptar, Salsano Rrapi dhe Arilena Ara kanë bërë të ditur në natën e tretë të këtij festivali se televotimi është hapur zyrtarisht për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë në natën finale të së shtunës në mbrëmje. 23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova, raporton RTSH. Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni. Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro. Prezantuesit Salsano Rrapi dhe Arilena Ara u lanë takim publikut shqiptar për në mbrëmjen e së shtunës kur mbahet edhe nata finale e Festivalit 64 në Radio Televizionin Publik Shqiptar “në një festë të vërtetë dhe të bukur të këngës shqiptare”.