Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave që lidheshin me ISIS-in (Shteti Islamik), si përgjigje ndaj një sulmi të fundit ku u vranë ushtarë amerikanë, thanë zyrtarë amerikanë. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se personalisht mbështeti plotësisht operacionin dhe se Shtetet e Bashkuara po ushtonin “një hakmarrje shumë serioze”. "Ne po godasim me forcë të madhe bazat e ISIS-it në Siri, një vend i përmbytur nga gjaku që ka shumë probleme, por që ka një të ardhme të ndritur nëse ISIS-i mund të çrrënjoset. Qeveria e Sirisë, e udhëhequr nga një njeri që po punon shumë fort për t’i rikthyer Madhështinë Sirisë, plotësisht e mbështesim. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) tha që u goditën më shumë se 70 objektiva të ISIS-it në Siri të mesme, me ndihmën edhe të aeroplanëve luftarakë jordanezë", shkroi ai. Në sulmin paraprak në qytetin e Palmyras, dy ushtarë nga Iowa National Guard dhe një përkthyes civil amerikan u vranë kur një sulmues i dyshuar nga ISIS-i i sulmoi forcat amerikane e siriane ndërsa më pas u vra sulmuesi. Në Sirinë qendrore aktualisht janë rreth 1000 trupa amerikane, pjesë e misionit për të penguar rigjallërimin e ISIS-it në rajon, raporton cnn. . Ministri amerikan i Luftës, Pete Hegseth tha se sulmet do të vazhdojnë, duke theksuar se ky nuk është fillimi i një lufte të re, por një deklaratë hakmarrjeje ndaj atyre që kërcënojnë forcat amerikane. The United States has struck ISIS targets in Syria in response to the killing of two American soldiers and one civilian by militants last week. pic.twitter.com/oKA6kFzOa3 — NEXTA (@nexta_tv) December 20, 2025 Ndryshe, të enjten, Trump nënshkroi një ligj me të cilin shfuqizohet paketa e fundit e sanksioneve të rënda ekonomike ndaj Sirisë, të vendosura për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë luftës civile. Pas rrëzimit të ish-presidentit, Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, mbështetësit kanë intensifikuar përpjekjet për heqjen e sanksioneve. Qeveria siriane aktualisht drejtohet nga ish-rebelë që, pas 13 vitesh lufte, e rrëzuan Assadin; mes tyre ka edhe ish-anëtarë të degës siriane të al-Qaedës, të cilët më herët ishin shkëputur nga kjo organizatë dhe kishin luftuar kundër Shtetit Islamik. Siria bashkëpunon me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik, dhe ky bashkëpunim u konfirmua më tej muajin e kaluar gjatë vizitës së presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/