Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërkaq në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes. Ndërkaq, për të dielën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/