Moti në Shqipëri, vranët dhe mjegull

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezentë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti - Valëzimi forcës 1 ballë. /Telegrafi/