Toney përfundoi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova

Toney ishte banori që u eliminua mbrëmë nga gara për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme. Ai nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave nga publiku për të vazhduar më tej në garë. Mes pesë banorëve të nominuar këtë javë, Toney ishte ai që përfundoi rrugëtimin e tij, një largim që u konsiderua i papritur. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ky eliminim u përjetua mjaft rëndë nga Benita, vajza me të cilën Toney kishte krijuar një afrimitet të dukshëm gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, duke ndarë momente të afërta dhe përqafime, gjë që kishte ngjallur kureshtje dhe komente edhe jashtë shtëpisë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Pas largimit të Toney-t, Benita u pa dukshëm e prekur emocionalisht, teksa nuk i mbajti dot lotët.