Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona pasi sulmuan me thikë një të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të premten në ora 20:05, në rrugën “Agim Ramadani”. “...Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në njoftim. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/