Benita pas largimit të Toneyt: A e kam penalizuar unë, sepse për këtë po qaj

Benita është shprehur tejet e mërzitur pas eliminimit të Toney-t mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, një largim që e preku thellë emocionalisht. Ajo u pa duke qarë me dënesë, e tronditur nga fakti se ai nuk arriti të vazhdonte më tej garën, ndërsa vazhdimisht përsëriste se sipas saj, Toney nuk e kishte aspak të merituar të largohej nga shtëpia. E përfshirë nga emocionet, Benita u afrua pranë Arditit, të cilin e përqafoi fort, duke kërkuar mbështetje në ato momente të vështira. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Në një moment, Benita nisi të shtrojë pyetje, duke hedhur dyshime se mos ajo vetë kishte ndikuar në largimin e Toney-t. E pushtuar nga ndjenja e fajit, ajo iu drejtua Arditit me fjalët: “A e kam penalizuar unë, sepse për këtë po qaj?”, i tha ajo Arditit, por që ky i ktheu përgjigje se nuk ishte faji i saj. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)