Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për xhiron e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. E shtuna dhe e diela janë ditët kur zhvillohet xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në ligën elitare të futbollit në Kosovë, para se ekipet të shkojnë në pushim. Kështu gjatë ditës së sotme janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante, me ekipe që nuk janë në formë të mirë dhe duan pikët. Në ndeshjen e parë, Ferizaj pret Llapin në shtëpi dhe tri pikë do të ishin shumë të nevojshme për të mos mbetur fare në fundin e tabelës. Në ndeshjen tjetër, Prishtina e pret Drenicën dhe synon t’i kthehet fitores pas gjashtë ndeshjeve dhe të mbetur në hap me Ballkanin e vendit të parë. Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/