Zonja që ka triumfuar përballë shumë sfidave të jetës, Aurora Pirraku- Nika, prej dekadash jeton dhe vepron në Suedi, është duke u përgatitur për t'i hyrë garës për deputete në Parlamentin e Suedisë, me Partinë Moderate, të cilat do të mbahen në vitin 2026. Ajo do ta mbajë numrin 25, kurse në listën për regjionin e saj, mbanë numrin 18. Megjithë angazhimin e saj në jetën politike dhe profesionale, Aurora Pirraku-Nika, është bërë një ndër figurat më të suksesshme atje dhe shembulli më i mirë i integrimit në shtetin skandinav. Për kontributin e saj në shoqërinë suedeze, ajo është vlerësuar shumë herë me çmime dhe mirënjohje nga shteti ku jeton dhe vepron, duke u renditur, si shqiptarja e parë në profesionin që ajo ushtron dhe në pjesëmarrjen e saj aktive në politikë. Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të kryera, në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji, kriminologji, juridik dhe shkencat e sjelljes etj, ajo është një profesioniste e njohur jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptarë. Përkushtimi i vazhdueshëm për edukim-arsim Ajo është bërë një nga figurat më të suksesshme atje, sikurse në politikë ashtu edhe në profesionin e saj, duke u renditur si femra e parë shqiptare në histori, që ka kryer studimet në Psikoterapi të Nivelit të Avancuar në Universitetin /Hogskokan SAPU në Stokholm- Suedi, bashkë me nivelin Master në Psikoterapi. Po ashtu ajo ka përfunduar fakultetin e Shkencave në Kriminologji, Universiteti i Stokholmit-Suedi, bashkë me nivelin Master në Punë Policore, Universiteti Umeå, ku po ashtu është femra e parë që ka përfunduar këto studime, duke vazhduar me Master të Shkencave në Shkencat e Sjelljes, Universiteti Mälardalen (MDU), përderisa tashmë është në fund të studimeve-përgatitjes së diplomës në Master në Psikologji e Shëndetit të Punës. Aurora Pirraku- Nika, gjithashtu është edhe gruaja e parë shqiptare që ka qenë anëtare e bordit të regjionit në Västmanland, Suedi, asambliste në Asamblenë e Regjionit Västmanland/Region Fullmäktige, dhe në Asamblenë e regjionit Utvecklingsnämden. Rruga deri t ë suksesi Aurora Pirraku - Nika, nga Drenasi i Republikës së Kosovës, tregon për rrugëtimin e saj jo fortë të lehtë të jetës, duke filluar gjithçka nga e para, dhe duke arritur sukses të jashtëzakonshëm si në politikë, ashtu edhe në arsimit, drejtësisë dhe siguri publike. Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të përfunduara dhe në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji dhe shkencat e sjelljes, ajo tani është një profesioniste me njohuri të thella dhe aftësi të jashtëzakonshme për të kontribuar jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar, që jeton dhe vepron në Suedi. Nga Drenasi asambliste në Suedi, Aurora Pirraku Nika rrëfen historinë e saj të jetës në shtetin skandinav Përpos angazhimeve publike, Aurora Pirraku-Nika është themeluese dhe drejtuese e klinikës “Neuro Psychotherapy & Consulting – Psychoneurological Specialized Clinic”, një klinikë e specializuar në psikoterapi dhe neuropsikologji, ku ofron trajtime të avancuara dhe konsulencë profesionale sipas standardeve suedeze. Përveç veprimtarisë private, ajo punon edhe në Qendrën Shëndetësore Västerås – Önsta Gryta, ku kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacientëve. Një nënë që të gjithë fëmijët i kanë diplomuar në Suedi dhe Amerikë, tregon qartë një testament të përkushtimit të saj të palodhur, si nënë dhe profesioniste. Pavarësisht obligimeve të shumta si nënë dhe sfidave, nuk u ndal asnjëherë “Nuk jam ndalur kurrë, pavarësisht se kisha fëmijë të vegjël. Kam studiuar çdo ditë, pa u ndalur dhe kjo më ka sjellë deri këtu ku jam. Një femër e edukuar është pasuri, pasi ajo përcjell këtë imazh në familje. Kështu kam vepruar dhe unë, me dashje dhe pa dashje. Fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time sa i përket edukimit dhe jam shumë krenare. Djali im Ylli ka doktoruar në juridikë dhe aktualisht jep ligjërata ne Kinë, Angli, ShBA dhe Suedi, kurse vajza punon në Itali dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, fëmijët e mi drejtojnë së bashku dy organizata juridike në Stokholm, duke kontribuuar aktivisht në sistemin ligjor suedez dhe ndërkombëtar“. Ajo thotë se nëse e dëshiron suksesin, duhet të punosh shumë në atë drejtim, pasi që suksesi dhe integrimi nuk të vijnë brenda një dite, duhet të punosh me vite pa u ndalur, të arrish aty ku ke qëllim. ”Në Suedi erdha me fëmijët e mi, dhe menjëherë iu përkushtova mësimit të gjuhës dhe arsimimit. Duke e ditur që ne shqiptarët kemi vlera të çmuara, të cilat shkojnë kah ato suedeze, u përshtata lehtësisht këtu. Duke patur gjithmonë atdheun në mendje, mungesa e ambientit shqiptar behet një barrë në zemër, por unë e kam përdorur ketë për të motivuar vetveten dhe të sjell një ndryshim. Dhe pikërisht ky vullnet për të sjellë një ndryshim, më ka bërë të synoj të arsimohem dhe edukohem, të angazhohem në punë dhe në jetën politike”, tregon ajo për Telegrafin. Politika në Kosovë dhe nevoja për të bashkëpunuar me palët tjera Por, nga këndvështrimi i saj se çka i mungon politikes kosovare, Aurora Pirraku - Nika, mendon se politikanët duhet të angazhohen më shume në edukimin politik, sepse të jesh politikan është një barrë e madhe dhe personat që e kryejnë ketë punë duhet te jete te plotësuar ne te gjitha aspektet, përfshire edukimin politik. ”Politika në Kosovë ka nevoje të punojë me tepër me konceptin e bashkëpunimit. Është e pamundur të çohet përpara një vend pa bashkëpunuar me palë të tjera. E fundit, por jo me pak e rëndësishme është përfaqësimi i femrës në politikë. Pavarësisht zhvillimeve te fundit, kjo ngelet ende një nga problemet kryesore, veçanërisht në një shoqëri që synon të zhvillohet, mungesa e femrave në politike e çalon ketë zhvillim”, shpjegon Aurora Pirraku - Nika. Ajo shpjegon se asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj, pavarësisht që ka mbi 30 vjet që jeton e punon në Suedi. Në çdo moment, ajo thotë se është e gatshme ta ndihmoj aty ku kërkohet dhe ku mund ta jap kontributin e saj, pasi që ka marr një edukim mjaft të zgjeruar në Suedi. Megjithatë, Aurora Pirraku - Nika, mendon se Kosova duhet të ketë një sistem online, ku të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme nga diaspora, do të mund ta jepnin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, qoftë në mjekësi, drejtësi, në siguri, e në shumë fusha. tjera. Ajo që e dallon Aurorën, është butësia, mirësia dhe këmbëngulja, si dhe fakti që lufton me dinjitet për vlerat e saj, duke qenë krenare për prejardhjen shqiptare . /Lumturije Bekaj/