Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe. Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh. Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri. /Telegrafi/